Lidhje

Annan: BE-ja duhet t’i mirëpresë imigrantët - 2004-01-29


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan i bëri thirrje Bashkimit Evropian të lehtësojë kufizimet e imigrimit.

Këto komente zoti Anan i bëri sot ndërsa u nderua nga Parlamenti Evropian me çmimin prestigjioz Sakharov. Zoti Annan tha sot në Bruksel se Evropa duhet t’i mirëpresë imigrantët në vend që t’i fajësojë ata për plagët shoqërore.

Sekretari i Përgjithshëm tha se nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta kufizojë imigracionin e ligjshëm, thjesht do të inkurajojë më shumë emigrantë që të përpiqen të hyjnë në vendet perëndimore përmes trafikut të paligjshëm të njerëzve.

Ai tha se një gjë e tillë shkakton “një tragjedi njerëzore” të shkeljeve të të drejtave, para së cilës udhëheqësit evropianë nuk mundet t’i mbyllin sytë.//kk//

XS
SM
MD
LG