Lidhje

Irak: shperthim ne Mosul - 2004-01-31


Zyrtarë irakianë thonë se shpërthimi i fuqishëm i një makine bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 9 personave dhe plagosjen e 45 të tjerëve në një stacion policie në qytetin verior të Mosulit.

Dëshmitarët thonë se incidenti ndodhi sot kur një makinë makina kaloi me shpejtësi nëpër pengesat e sigurimit përpara stacionit të policisë dhe shpërtheu duke shkatuar dëme të mëdha. Mes të vdekurve kishte civilë e police.

Në një sulm tjetër, tre ushtarë amerikanë u vranë kur autokolona e tyre hasi në një bombë në rrugën midis qyteteve Tikrit dhe Kirkuk.

Dje, tre ushtarë irakianë u vranë në Mosul kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj tyre në një postbllok. Ushtarët e koalicionit dhe forcat irakiane të policisë dhe sigurisë bëhen çdo ditë objekt i sulmeve nga kryengritësit.

Shumë nga sulmet kundër koalicionit ndodhin në të ashtuquajturin Trekëndëshin Sunni, që dikur ishte qendra e bazës së mbështetjes së Saddam Husseinit. Por edhe zona të tjera, përfshirë Bagdadin dhe Mosulin janë vënë shpesh në qendër të sulmeve./al/

XS
SM
MD
LG