Lidhje

Presidenti Bush mund të pranojë një hetim të pavarur për informacionet për armët irakiane - 2004-02-01


Njoftohet se Presidenti Bush po shqyrton mundësinë e një hetimi të pavarur lidhur me informacionet e zbulimit për armët irakiane të shkatërrimit në masë, informacione që u përdorën për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake amerikane vitin e kaluar.

Deri tani Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar zyrtarisht, por sipas disa burimeve nga Kongresi të cituara nga gazetarët, njoftimi i Presidentit në mbështetje të një komisioni të pavarur mund të bëhet “shumë shpejt”.

Administrata e Presidentit Bush është nën presion të vazhdueshëm për një hetim të pavarur lidhur me informaciont e zbulimit para luftës në Irak. Javën e kaluar, ish kryeinspektori i armëve të Irakut tha se besonte që këto informacione zbulimi ishin ”pothuajse të gjitha të gabuara”.//kk//

XS
SM
MD
LG