Lidhje

Continental Airlines anullon një fluturim mes Washingtonit dhe Hustonit të shtetit Texas - 2004-02-02


Shoqëria ajrore amerikane Continental Airlines anulloi një fluturim mes Washingtonit dhe Hustonit të shtetit Texas pasi u këshillua nga zyrtarë të sigurimit amerikan për një kërcënim terrorist ndaj aeroplanit.

Aeroplani ishte në plan të nisej nga Washingtoni dhe të mbrrinte në Huston të dielën mbrëma, kur po zhvillohej ndeshja finale e kamjonatit të futbollit amerikan.

Megjithatë, zyrtarët e departametit amerikan të sigurisë kombëtare thanë se kërcënimi nuk dukej se kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Një zëdhënës i shoqërisë ajrore Continental Airlines tha se fluturimi u anullua sepse aeroplani nuk mori sigurimet e nevojshme nga departamenti i sigurisë kombëtare.

Ky anullim pasoi anullimet e shoqërisë ajrore Continental Airlines dhe të dy shoqërive të tjera, British Airways, Air France, nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara pas njoftimeve se Al-Kaida mund të jetë duke planifikuar një sulm terrorist kundër një aeroplani pasagjerësh.

Këto tri kompani ajrore ndërkombëtare anuluan 6 fluturime drejt Shteteve të Bashkuara për të dielën dhe sot, duke cituar shqetësime sigurie. Edhe fluturimet e kthimit u anulluan.

Lajmet bënin të ditur se mes rreziqeve të mundshme ishte çlirimi në avion i një agjenti biologjik vdekjeprurës si lija ose antraksi, apo transportimi i paisjeve radiologjike.

//ze//

XS
SM
MD
LG