Lidhje

Partia Socialiste i kërkon z. Meta arsyet e mungesës në parlament - 2004-02-02


Strukturat drejtuese të partisë socialiste do t’i kërkojnë ish kryeministrit Ilir Meta dhe disa deputetëve të tjerë të japin me shkrim arsyet e mungesës së tyre në disa seanca të rëndësishme të parlamentit. Kjo çështje u ngrit sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm drejtues, pas akuzave të ashpra që zoti Meta ka drejtuar ditët e fundit ndaj qeverisë socialiste. Zoti Meta e ka cilësuar qeverinë e zotit Nano një klikë që duhet rrëzuar dhe si qeverinë më të korruptuar që Shqipëria ka patur deri më sot.

Ish kryeministri dhe disa nga përkrahësit e tij, pas goditjes që morrën në Kongresin e dhjetorit duke mbetur jashte strukturave drejtuese te partise, munguan në seancën e miratimit të ndryshimeve qeveritare apo dhe në mocionin e mosbesimit të kërkuar nga opozita për ngjarjen e 9 janarit. Sipas rregullave të reja të socialistëve një veprim I tillë nëse nuk justifikohet mund të cojë automatikisht në çrregjistrimin e një deputeti nga grupi parlamentar.

//rd//

XS
SM
MD
LG