Lidhje

Blair: Londra do të fillojë një proces hetimor mbi të dhënat e zbulimit për të justifikuar luftën në Irak - 2004-02-02


Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ngrenë komisione për të hetuar të dhënat e zbulimit të paralauftës mbi armët e Irakut.

Sekretari britanik për punët e jashtme, Jack Straw, njoftoi zyrtarisht për krijimin e këtij komisioni sot në parlament, duke thënë se raporti i tij do të paraqitet në muajin korrik. Një ish sekretar kabineti, Lordi Robin Butler, do të kryesojë këtë grup, i cili do të shqyrtojë raportet e zbulimit dhe do të ketë mundësi të thërrasë dëshmitarë privatisht.

Deri tani, zoti Blair i kishte kundërshtuar me forcë thirrjet për të hetuar mangësitë në të dhënat e zbulimit para luftës, duke thënë se ekipi i inspektorëve për armët e ndaluara të Irakut nuk e kishte përfunduar punën.

Britania e Madhe publikoi vendimin për krijimin e komisionit, një ditë pasi Presidenti Bush njoftoi për një hetim të pavarur mbi të dhënat amerikane të zbulimit që u përdorën për të justifikuar luftën në Irak.

Presidentit Bush vendosi për të zhvilluar hetime në Shtetet e Bashkuara pasi kryeinspektosi amerikan i armëve, David Kay, dha dorëheqjen muajin e kaluar, duke thënë se zyrtarët “ishin pothuajse plotësisht gabim” duke menduar se Iraku kishte arsenale armësh të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG