Lidhje

Në Gjilan fillon procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve - 2004-02-04


Sot në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, filloi një proces gjyqësor kundër tre shqiptarëve të akuzuar për sic thuhet, terrorizëm, armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të sigurisë publike.

Një prokurore ndërkombëtare i akuzon Rasim e Asllan Bajramin dhe Basri Xhemailin, nga Lugina e Preshevës, se në fillim të muajit mars të vitit të kaluar kanë përgatitur veprime terroriste në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë bartur dhe përgatitur armë e mjete shpërthyuese dhe kanë kërcënuar sigurinë publike. Akuzat ndërlidhen me një incident ta armatosur që ndodhi me shtatë mars të vitit 2003 kur dy anëtarë të familjeve të të akuzuarëve, u vranë nga xhandarmëria serbe në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet serbe thanë se të vrarët po bartnin mjete shpërthyese, kur u qëlluan nga forcat e sigurimit. Një ditë më vonë, Armata Kombetare Shqiptare, e cila vitin e kaluar është cilësuar si terroriste nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet një komunikate tha se të vrarët ishin anëtarë të saj. Të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës mohojnë në tërësi akuzat që u vihen në barrë.

//rd//

XS
SM
MD
LG