Lidhje

Warren Zimmerman, ambasadori i fundit amerikan në Jugosllavi, vdiq në moshën 69 vjeçare - 2004-02-05


Warren Zimmerman, diplomati veteran, i cili shërbeu si ambasadori i fundit amerikan në Jugosllavi, vdiq në moshën 69 vjeçare.

Pjesëtarë të familjes dhe departamenti amerikan i shtetit thanë se zoti Zimmerman vdiq të martën nga kanceri.

Zoti Zimmerman u emërua ambasador i Shteteve të Bashkuara në Jugosllavi në vitin 1989 nga presidenti i atëhershëm, George Bush. Pas 3 vjetësh ai u thirr në atdhe në shenjë proteste ndaj fillimit të luftës civile në atë vend.

Zoti Zimmerman shërbeu gjithashtu në disa poste të tjera diplomatike nëpër botë, përfshirë pozita në Francë, Austri, Spanjë, Zvicër dhe në ish Bashkimin Sovjetik. Pasi u largua nga shërbimi diplomatik në vitin 1994, zoti Zimmerman dha mësim në Universitetin Johns Hopkins dhe në Universitetin Columbia si dhe shkroi disa libra rreth politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e cilësoi zotin Zimmerman një mbrojtës elokuent të të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve.

//ze//

XS
SM
MD
LG