Lidhje

Ministrat e Natos takohen në Mynih - 2004-02-06


Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Natos u takuan sot në Gjermani për bisedime rreth rritjes së pranisë së aleancës në Afganistan dhe një roli më të madh në Irak.

Diplomatët thonë se takimi në Mynih do të përqendrohet në mundësinë e dërgimit të më shumë trupave paqeruajtëse në Afganistan para zgjedhjeve të qershorit në këtë vend.

Aleancës i është bërë trysni prej muajsh që ta zgjerojë misionin e saj paqeruajtës në Afganistan jashtë Kabulit, por disa vende anëtare kanë ngurruar të angazhojnë trupa në misione të tilla.

Ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë edhe rreth mundësisë për të marrë komandën e trupave shumëkombëshe në Irak. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u takua me homologun e tij gjerman, Peter Shtrak, për të diskutuar rreth planeve për pakësimin e trupave dhe të bazave amerikane në Gjermani. Zoti Shtrak tha se nuk ka dyshim që forcat amerikane do të larghohen nga vendi i tij brenda disa vitesh.

Sipas gazetës New York Times, Sekretari Rumsfeld tha se ministrat e Natos do të diskutojnë edhe rreth një afati për tërheqjen e thuajse të gjitha trupave të aleancës nga Bosnje Hercegovina.

//rd//

XS
SM
MD
LG