Lidhje

Shpërthim në metronë e Moskës; 39 të vrarë dhe 130 të plagosur - 2004-02-06


Presidenti rus Vladimir Putin, fajësoi separatistët çeçenë për shpërthimin e një bombe në një metro të Moskës, ku humbën jetën të paktën 39 veta.

Zyrtarët thanë se shpërthimi i kryer dje në mëngjes ndoshta nga një autor sulmesh vetëvrasëse, shkatërroi një prej vagonëve të trenit të metrosë plot me njerëz gjatë orëve me trafik të dendur. Ata thanë se më shumë se 130 veta u plagosën ndërsa treni udhëtonte drejt një prej stacioneve më të ngarkuar të Moskës.

Qeveri nga e gjithë bota e dënuan shpërthimin. Presidenti Bush e dënoi me forcë shpërthimin dhe i shprehu ngushëllimet popullit rus gjatë një bisede telefonike me Presidentin Putin. Ai u zotua se do të intensifikojnë përpjekjet kundër terrorizmit.

Sulmet vetëvrasëse me bombë në Rusi janë shndëruar në një taktikë të separatistëve çeçenë që luftojnë kundër sundimit rus në tokën e tyre në Kaukaz. Por një udhëheqës i lartë i kryengritësve çeçenë mohoi çdo pjesëmarrje në shpërthimin e djeshëm.

Ky shpërthim ndodh vetëm 5 javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të cilat pritet të fitohen nga zoti Putin. Dje udhëehqësi rus hodhi poshtë thirrjet për të negociuar me kryengritësit çeçenë, duke thënë se “Moska nuk negocion me terroristët, ajo i shkatërron ata.”

//ze//

XS
SM
MD
LG