Lidhje

"Nisma për Lindjen e Mesme"- plani i i ri amerikan për nxitjen e  demokracisë në rajon - 2004-02-09


Sipas njoftimeve të shtypit, administrata e presidentit Bush po harton një plan për nxitjen e demokracisë në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët amerikanë thanë në një intervistë për gazetën "Washington Post" se kanë filluar me aleatët evropianë bisedimet lidhur me këtë çështje. Plani, i njohur me emrin "Nisma për Lindjen e Mesme", do të bëhet i njohur zyrtarisht muajt e ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë thonë se plani u bën thirrje qeverive të vendeve arabe dhe atyre të Azisë Jugore të zbatojnë reforma politike dhe ekonomike, si dhe të respektojnë të drejtat e njeriut. Si shkëmbim, vendet perëndimore do të angazhohen më tepër politikisht ndaj këtyre vendeve dhe do të shtojnë ndihmën që ato të anëtarësohen plotësisht në Organizatën Botërore të Tregëtisë.// lk //

XS
SM
MD
LG