Lidhje

Bllokohen llogaritë bankare të 10 serbëve të Bosnjes - 2004-02-09


Bashkësia ndërkombëtare bëri të njohur ngrirjen e llogarive bankare në Bosnje-Hercegovinë dhe në Shtetet e Bashkuara të 10 serbëve të Bosnjes, të akuzuar se kanë mbështetur Radovan Karaxhiçin, i akuzuar për krime lufte.

Në një konferencë shtypi sot në Sarajevë, Paddy Ashdown, ndërmjetësi kryesor ndërkombëtar në Bosnje i quajti këto masa si vazhdim i veprimeve ndaj organizatave që mbështesin personat e akzuar për krime.

Ambasadori amerikan në Bosnje, Clifford Bond, i cili gjithashtu ishte i pranishëm, tha se llogaritë u ngrinë si rezultat i informacioneve të besueshme se 10 personat i kishin dhënë mbështetje financiare dhe logjistike kriminelëve të luftës, për t’i ndihmuar ata të shmangin arrestimin.

Midis 10 personave që i janë ngrirë llogaritë bankare është edhe Mirko Saroviç, ish-pjesëtar serb i presidencës kolektive të Bosnjes, i akuzuar për shitjen e paligjshme të armëve në Irak.

//rd//

XS
SM
MD
LG