Lidhje

Izrael: Gjykata e lartë hap seancën mbi ligjshmërinë e murit të sigurimit - 2004-02-10


Gjykata e lartë e Izraelit ka hapur seancën për të prëcaktuar nëse muri i sigurimit që qeveria izraelite po ndërton në Bregun Perëndimor është i ligjshëm apo jo.

Dy organizata izraelite të të drejtave të njeriut po argumentojnë se projekti nuk është i ligjshëm për shkak se dëmton rëndë jetesën e banorëve palestinezë dhe se pjesë të tij kalojnë nëpër territor të pushtuar.

Por, një avokat i qeverisë tha se drejtimi i murit mund të ndryshojë për të lehtësuar qarkullimin e palestinezëve nëpër zona të rëndësishme.

Seanca në Izrael u hap dy javë para se çështja e murit të sigurimit të paraqitet në gjykatën botërore. Pritet që gjykata e Lartë e Izraelit të japë vendimin e saj brenda disa ditësh.

Izraeli thotë se muri i sigurimit është i nevojshëm për të bllokuar sulmet terroriste palestineze. Por, palestinezët argumentojnë se Izraeli po përpiqet të caktojë në mënyrë të njëanëshme një kufi dhe të aneksojë tokë palestineze.

Ndrëkohë, parlamenti hodhi poshtë të hënën katër mocione për t’i mohuar qeverisë votëbesimin për shkak të politikave të saj ndaj palestinezëve. Zoti Sharon nuk mori pjesë në punimet e parlamentit. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike për të hequr gurë nga veshkat.

XS
SM
MD
LG