Lidhje

Shpërthim i fuqishëm në jug të Bagdadit - 2004-02-10


Në Irak, një shpërthim i fuqishëm goditi sot një stacion policie në jug të Bagdadit.

Dëshmitarët dhe personeli mjeksor vendas thanë se rreth 50 vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën në këtë shpërthim që ndodhi në qytetin Iskandariya, rreth 50 kilometra në jug të Bagdadit. Ata thanë se shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë.

Burimet e ushtrisë amerikane në Bagdad e konfirmuan shpërthimin dhe thanë se incidenti po hetohet.

Stacionet irakiane të policisë kanë qënë vazhdimisht objektiva të shpërthimeve që nga vera e vitit të kaluar dhe qinda njerëz janë vrarë si rezulat i këtyre shpërthimeve.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se ka të ngjarë që luftëtarë nga vende të tjera po ndihmojnë gjithnjë e më shumë kryengritësit irakianë që i qendrojnë ende besnikë regjimit të përmbysur të Saddam Husseinit.

Dje, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha se trupat kanë kapur një disk kompjuteri që përmbante një letër të shkruar nga një person që dyshohet si operativ i al-Qaidës, ku përshkruhen planet për ndërmarrjen e një lufte sektare në Irak në muajt e ardhshëm. Gjenerali Mark Kimmitt thotë se letra është shkurar nga Abu Musab al-Zarqawi, një shtetas jordanez i dyshuar të ketë lidhje me Ansar al-Islamin, një grup ekstremist mysliman që mbështetet nga al-Qaida në Irak.

Ndërkaq, një ekip i Kombeve të Bashkuara po zhvillon bisedime me politikanët irakianë për të përcaktuar nëse është e mundur të mbahen zgjedhjet brenda disa muajve.//ic//

XS
SM
MD
LG