Lidhje

Bisedime kino-amerikane për çështje të mbrojtjes - 2004-02-11


Shtetet e Bashkuara thonë se janë të shqetësuara në lidhje me arsenalet kineze të raketave me drejtim nga Tajvani.

Duke folur sot në një konferencë amerikano-kineze në Pekin, nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Douglas Feith, tha se montimi i raketave të drejtuara nga ishulli nuk i shërben pakësimit të tensioneve me Tajvanin, ku muajin e ardhshëm do të mbahet një referendum në lidhje me armët kineze.

Bisedimet e Pekinit mbi mbrojtjen janë të gjashtat ndërmjet zyrtarëve amerikanë e kinezë. Në rendin e ditës pritet të diskutohet edhe mbi bisedimet 6-palëshe mbi ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

//rd//

XS
SM
MD
LG