Lidhje

Izraeli hyn me forcë në Rripin e Gazës - 2004-02-11


Të paktën 15 palestinezë u vranë në përleshjet e armatosura me trupat izraelite në Rripin e Gazës.

Ekipet mjeksore thonë se 12 veta u vranë në përleshjet që filluan pas hyrjes së forcave izraelite në Gazë në kërkim të ekstremistëve palestinezë. Ndër të vdekurit ishte një aktivist i lartë i grupit Hamas dhe djali i një udhëheqësi të lëvizjes Fatah të presidentit palestinez, Yaser Arafat.

Në një përleshje tjetër, tre palestinezë u vranë palestinezë u vranë në përleshjet me forcat izraelite që u futën në kampin e refugjatëve Rafah, në Gazën jugore.

Hamasi u ka bërë thirrje të gjitha celulave të tij ushtarake që të ndërmarrin sulme vetvrasëse kundër objekteve izraelite.

//rd//

XS
SM
MD
LG