Lidhje

SHBA: Kerri fiton në Virxhinia dhe Tenesi - 2004-02-11


Senatori Xhon Kerri i shtetit Masaçusets fitoi në zgjedhjet paraprake për kandidatin e Partisë Demokratike edhe në dy shtete, duke forcuar kështu pozitat e tij si kandidati më i fortë për t’i bërë sfidë Presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Senatori Kerri fitoi në shtetet jugore Virxhinia dhe Tenesi dje. Në Virxhinia ai fitoi më shumë se 50 përqind të votave, ndërsa në Tenesi më shumë se 40 përqind.

Në të dy këto zgjedhje Senatori i Karolinës së Veriut, Xhon Eduards, doli në vend të dytë, ndërsa gjenerali në pension, Uesli Klark, përfundoi i treti. Këshilltarët e gjeneralit Klark thonë se ai ka në plan të largohet nga gara dhe do ta bëjë njoftimin zyrtar më vonë sot.

//rd//

XS
SM
MD
LG