Lidhje

Bisedime: OKB-Irak - 2004-02-12


Një i dërguar i Kombeve të Bashkuara në Irak tha se nuk ka të ngjarë që zgjedhjet e drejtpërdrejta të mbahen para kalimit të pushtetit tek irakianët në fund të muajit qershor.

Ahmad Fawzi, zëdhënës i përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Irak, i tha radios britanike sot se çështja nuk është të shtyhen zgjedhjet, por mbajtja e tyre të organizohet kur vendi të jetë i përgatitur për to, para pas trasferimit të pushtetit.

Ky koment bëhet një ditë pasi zoti Brahimi u takua me klerikun më të lartë shiit të Irakut në Najaf për të diskutuar gjendjen. Ajatollahu i Madh, Ali al-Sistani ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen para 30 qershorit, por zyrtarët amerikanë kanë thënë se koha për organizimin e tyre nuk është e mjaftueshme.

Zoti Brahimi dhe ekipi i tij i ekspertëve kanë zhvilluar takime këtë javë me grupe të ndryshme në Irak për të gjetur një zgjidhje. Pas takimit të djeshëm, zoti Brahimi tha se është plotësisht dakord me Ajatollahun se zhvillimi i zgjedhjeve të drejt për drejta është mënyra më e mirë për zgjedhjen e një qeverie të re, por ai nuk caktoi ndonjë afat kohor, por theksoi se ai dhe Ajatollah Sistani janë dakord që zgjedhjet duhet të përgatiten dhe të bashkërendohen mirë për të dhënë rezultatet më të mira.

Ndërkaq, në New York, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se mbajtja e zgjedhjeve mund të pritet vitin e ardhshëm. Fred Eckhard u tha gazetarëve se çështja është se çfarë duhet bërë para 30 qershorit për të vendosur një qeveri të ligjshme në Irak para kësaj date.//ic//

XS
SM
MD
LG