Lidhje

Irani thotë se ka aftësinë të prodhojë lëndë djegëse bërthamore - 2004-02-14


Ministri i jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi, thotë se vendi i tij ka aftësitë të prodhojë lëndë djegëse bërthamore dhe është i gatshëm ta hedhë në tregun ndërkombëtar.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, zoti Kharrazi tha të shtunën se Irani ka në plan ta vazhdojë bashkëpunimin me inspektorët e Kombeve të Bashkuara. Ai theksoi përsëri qendrimin e Republikës Islamike se nuk ka në plan të ndërtojë armë bërthamore.

Aftësia e Iranit për të prodhuar lëndë djegëse bërthamore dhe jo më për ta eksportuar atë, ishte shikuar si e kufizuar. Irani është përpjekur kohët e fundit të importojë karburant bërthamor nga Rusia dhe një zyrar rus tha të premten se një marrëveshje mund të arrihet shpejt.

Komentet e zotit Kharrazi pasojnë zbulimin këtë javë nga ana e eskpertëve të OKB-së në Iran të skicave për centrifugë që mund të përdoren për pasurimin e uraniumit për armë bërthamore. Skicat nuk i ishin paraqitur Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike vitin e kaluar, kur Irani ra dakord të ndalonte përkohësisht pasurimin e uraniumit.

Të premten, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, John Bolton, tha se nuk ka pikë dyshimi se Irani nuk po bashkëpunon plotësisht me inspektorët e agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore. //kk//

XS
SM
MD
LG