Në Iran, reformistë të tjerë tërheqin kandidaturën nga zgjedhjet parlamentare në shenjë proteste ndaj diskualifikimit masiv të kandidatëve që mbështesin reformat.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Ministria e Brendshme tha të dielën se deri tani 607 kandidatë kanë vendosur të mos konkurojnë në zgjedhje.
Shumica e partive reformiste të vendit po i bojkotojnë zgjedhjet e 20 shkurtit, duke i cilësuar ato si të padrejta.
Kriza politika shpërtheu muajin e kaluar kur Këshilli Mbikëqyrës i Iranit skualifikoi më shumë se 2 mijë e 500 kandidatë nga zgjedhjet parlamentare. Mes tyre ishin 80 anëtarë të legjislaturës së tanishme.
Politikanët reformistë thonë se duke skualifikuar një numër kaq të madh kandaidatësh reformistë, Këshilli Mbikëqyrës, anëtarët e të cilit nuk zgjedhen por emrohen, ka manipuluar zgjedhjet në mënyrë që parlamenti të bier nën kontrollin e konservatorëve.
Reformistët dhe konservatorët janë mbërthyer në një betejë prej afro dhjetë vjetësh për rolin udhëheqës në Rapublkikën Islamike të Iranit.
Analistët thonë se populli i Iranit po i humbet shprersat se gjendje do të zgjidhet dhe parashikojnë një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e së premtes. //kk//