Lidhje

Xhorxh Uashington:Veproni me ndershmëri e drejtësi ndaj të gjithëve - 2004-02-15


Sot në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Presidentëve, një ditë për të nderuar presidentët e Amerikës, duke filluar nga presidenti i parë, George Washingtoni. Ai dhe presidenti tjetër i madh amerikan, Abraham Linkolni kanë lindur në muajin shkurt.

George Washingtoni fitoi famë të madhe duke udhëhequr amerikanët drejt fitores në luftën e tyre të gjatë për pavarësi nga Britania. Ai luajti rol vendimtar në miratimin e kushtetutës amerikane dhe themelimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Dhe si presidenti i parë i vendit, George Washingtoni ishte shembull i shërbimit vetëmohues dhe i vetëpërmbajtjes në përdorimin e pushtetit që e bëri atë të admirohet në gjithë botën.

Natyra udhëheqëse e Washingtonit në kohë paqe dhe lufte është karakterizuar nga besimi i fortë fetar dhe toleranca e tij ndaj feve të tjera. Si i krishterë i devotshëm, George Washingtoni besonte se Zoti ishte burimi i autoritetit të qeverisë së ligjshme dhe i të drejtave të njeriut, një nga më të rëndësihmet prej të cilave ishte liria e fesë.

Në një letër drejtuar baptistëve në Virginia, të cilët në një kohë ishin përndjekur nga autoritetet koloniale, presiedenti Washington shkruan: “askush nuk do të jetë më i zellshëm se unë për ngritjen e pengesave të efektshme kundër çdo forme të përndjekjes fetare”. Megjithëse ishte protestant, Washingtoni emroi katolikë në poste të rëndësishme dhe foli hapur kundër paragjykimeve ndaj katolikëve.

Në një letër tjetër drejtuar një bashkësie hebraike në Rhode Island, ai shkruan se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin fanatizmin fetar dhe as nuk ndihmojnë përndjekjen fetare. Kurse anëtarëve amerikanë të sektit Kuekërs, ai u shkruan se “liria e gëzuar nga populli i këtyre shteteve në adhurimin e Zotit të Plotëfuqishëm në përputhje me ndërgjegjen e tyre nuk është vetëm një nga bekimet e tyre më të larta, por edhe e drejta e tyre”.

Për Goerge Washingtonin, toleranca nuk ishte në kundërshtim me besimin fetar. Sipas pikëpamjes së tij, besimi i vërtetë kërkonte respekt për të drejtat themelore të të tjerëve. Në fjalimin e tij të lamtumirës, ai u bëri thirrje amerikanëve që të veprojnë gjithmonë në përputhje me besimin e tyre fetar. “Veproni me ndershmëri dhe drejtësi ndaj të gjitha kombeve të tjera. Washingtoni tha se “ kjo sjellje kërkohet nga feja dhe morali”.

XS
SM
MD
LG