Lidhje

Qindra palestinezë protestojnë ndaj masave të reja izraelite të sigurimit - 2004-02-17


Qindra palestinezë bllokuan pikëkalimin kryesor të kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës për të protestuar ndaj masave të reja të sigurimit që vonojnë për orë të tëra palestinezët të cilët shkojnë në Izrael për të punuar.

Protestuesit filluan të grumbulloheshin te marten herët në mëngjes në pikëkalimin Erez duke filluar një grevë njëditore.

Protesta filloi si reagim ndaj vdekjes së një punëtori palestinez i cili u rrëzua dje kur qëndronte në rradhë për të kaluar kufirin.

Ndërkohë kryeministri palestinez Ahmd Qureia thotë se ndihmësit e tij do të bisedojnë me këshilltarë të lartë të kryeministrit izraelit Ariel Sharon të enjten në përpjekje për të organizuar takimin e parë midis dy udhëheqësve.//ii

XS
SM
MD
LG