Lidhje

Wisconsin: Howard Dean tërhiqet nga gara - 2004-02-18


Kandidati demokrat Howard Dean u tërhoq nga gara për emërimin e partisë së tij për të sfiduar Presidentin Bush në zgjedhje. Zoti Dean tha para një grupi simpatizantësh në shtetin e tij Vermont, se po i jep fund fushatës së tij për emërimin si kandidat, por do të ndërmarrë një përpjekje të re për të vazhduar të shtrojë çështjet që shtroi gjatë fushatës. Ai e mori këtë vendim, pasi senatori i shtetit Masaçusets, John Kerri, fitoi përsëri të martën në një garë tjetër të zgjedhjeve paraprake për të fituar emërimin e partisë së tij. Rivali i tij kryesor Senatori i Karolinës së Veriut, John Edwards doli në vend të dytë me një diferencë më të vogël nga ç’pritej dhe u zotua se do të vazhdojë fushatën.

Duke folur para përkrahësve të tij, Senatori Kerry tha se fitorja në Wiskonsin e sjell atë një hap më afër për t’u emëruar kandidat i Partisë Demokrate për President. “Dëshiroj ta falenderoj shtetin Wisconsin për shtytjen që i dha kësaj kauze dhe për çuarjen përpara time në këtë shtet të mrekullueshëm”.

Megjithëse Senatroi Kerry fitoi, senatori Edwards mund të ketë përfituar edhe më shumë nga zgjedhjet e djeshme në Wiskonsin. Ai po tërheq tani më shumë vemendje nga mjetet e informacionit, duke fituar të martën më shumë vota nga sa pritej. Anketat në shtetin Wisconsin tregonin se Senatori Edwards ishte 20 pikë mbrapa senatorit Kerry.

Senatroi Edwards u tha përkrahsëve të tij se rezultati i mirë në Winsconsin është shenjë që tregon se votuesit duan që kjo garë të vazhdojë dhe se fushata e tij po merr hov. “Votuesit në Wisconsin dërguan një mesazh të qartë. Në këtë mesazh thuhet se objektet në pasqyrë të veturës, mund të jenë më afër nga sa duken”.

Anketat menjëherë pas votimeve tregojnë se një numër i madh i votuesve të pavarur kanë zgjedhur Senatorin Edwards, kurse Senatori Kerry fitoi mjaft vota në radhët e demokratëve. Në shtetin Wisconsin votuesit e të gjitha partive mund të marrin pjesë në zgjedhjet paraprake për një kandidat qoftë ai i partisë Republikane apo Demokrate. Anketat tregojnë se Senatori Edwards fitoi shumë vota duke u përqendruar në çështje ekonomike dhe të punësimit që vitet e fundit kanë pësuar rënie, sepse korporatat kanë eksportuar vendet e punës jashtë Amerikës për shkak të krahut të lirë të punës.

Por Senatori Kerry vazhdon të jetë në krye të listës për kandidat të Partisë Demokrate, sepse ai ka fituar zgjedhjet paraprake në 15 nga 17 shtete deri tani. Senatori Kerry është përpara edhe nga numri i delegatëve, por për t’u emëruar kandidat i partisë së tij për President, atij i duhen 2 mijë e 61 delegatë. //az//

XS
SM
MD
LG