Lidhje

Në Aman të Jordanisë u zhvillua kohët e fundit konferenca mbi gratë dhe ligjin - 2004-02-21


Sfida më e vështirë në shekullin e 21 është të sigurohet një pjesëmarrje aktive, dhe jo thjeshtë simbolike e grave në hartimin dhe zbatimin e ligjeve, tha ministri jordanez i drejtësisë, Salah Bashir. Ai foli në konferencën mbi gratë dhe ligjin, që u zhvillua kohët e fundit në Aman të Jordanisë, pjesë e Nismës Partneritet i Lindjes së Mesme, e krijuar nga Shtetet e Bashkuara për të nxitur reformat demokratike në Lindjen e Mesme.

Fern Smith është gjykatëse amerikane nga Kalifornia, e cila ka punuar në Lindjen e Mesme për të shtrirë zbatimin e ligjit. Ajo thotë: “Ndërkohë që shoqëritë ndryshojnë nga njera tjetra, të drejtat bazë të njeriut duhet të jetë të njëjta.” Trajtimi i barabartë në bazë të ligjit; liria e fesë; liria e fjalës dhe e shtypit; dhe e drejta e burrave e grave për të votuar janë të gjitha vendimtare.

Këto të drejta themelore mund të bien ndesh ndonjëherë me një farë interpretimi të ligjit islamik, ose Sharia. Por disa vende arabe, si Maroku, po miratojnë interpretime të ligjit fetar, që shton të drejtat e grave. Si rezultat, në vitin 2003, grave marokene iu dha e drejta që të kërkojnë divorcin dhe të marrin pjesë të barabarta trashëgimie. Për më tepër, mosha e martesës për vajzat u ngrit nga 15 në 18.

Cherie Booth-Blair, bashkëshortja e kryeministrit britanik, Tony Blair, u tha pjesëmarrësve të konferencës në Aman se lufta për të drejtat e grave arabe është pjesë e një lufte më të madhe për të drejtat e njeriut në gjithë Lindjen e Mesme. “Është shumë e rëndësishme, tha ajo, që gratë të kenë aftësinë për të mendur dhe për të vepruar lirisht, të ushtrojnë zgjedhjen, dhe të japin potencialin e tyre të plotë si anëtare të barabarta të shoqërisë.”

Në Lindjen e Mesme, ashtu si kudo gjetkë, përparimet drejtë demokracisë, shtetit juridik, dhe modernizimit do të mund të maten, siç është shprehur veprimtarja e grave marokene, Amina Lemtini, duke parë se sa përfitime kuptimplota janë vënë në praktikë për gratë.”

//ze//

XS
SM
MD
LG