Lidhje

Kryministri i ri i Serbisë Koshtunica: ekstradimi i të dyshuarve për krime lufte në gjykatën e Hagës nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij - 2004-02-22


Kryministri i ri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, tha se ekstradimi i të dyshuarve për krime lufte në gjykatën e Hagës nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij.

Kryeministri Koshtunica u tha gazetarëve dje në Beograd se nuk do të dorëzojë gjeneralët e akuzuar për krime lufte vitin e kaluar nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte. Ata janë akuzuar për krime të kryera kundër shqipëtarëve të Kosovës në vitet 90-të.

Zoti Koshtunica i tha agjensisë së lajmeve Reuter se ai do të negociojë me gjykatën e Hagës për mundësinë e gjykimit të tyre nga gjykatat serbe.

Zoti Koshtunica ishte president i Jugosllavisë i cili erdhi në pushtet në vitin 2000, pas një revolte popullore që rrëzuan nga pushteti paraardhësin e tij Sllobodan Millosheviç. Zot Millosheviç është duke u gjykuar për krime lufte nga gjykata e Hagës.

Kryeministri i ri u emërua të premtën nga kryetari i parlamentit, Dragan Marshiçanin. Partia Demokratike reformiste e zotit Koshtunica fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit. Por ai u bë kryeministër vetëm pas formimit të një koalicioni me partinë socialiste ultranacionaliste të Sllobodan Millosheviçit, e cila kundërshton ekstradimin e të akuzuarve për krime lufte.

//ze//

XS
SM
MD
LG