Lidhje

Ramsfeld: Al-Kaida është aktive në Irak - 2004-02-22


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, thotë se terroristët e al-Kaidës mbajnë përgjegjësinë për një pjesë të madhe të dhunës në Irak.

Sekretari Ramsfeld tha në Irlandë, gjatë një ndalese gjatë udhëtimit për një vizitë të paparalajmëruar në Gjirin Persik, se anëtarë të al-Kaidës marrin pjesë aktive, siç u shpreh ai, në sulmet kundër koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Sekretari i mbrojtjes tha se në radhët e kryengritësve në Irak janë terroristë, përkrahës të regjimit të përmbysur irakian dhe kriminelë, të cilët kanë interesa të përbashkëta.

Ai tha se disa po përpiqen të nxisin konflikte midis grupeve fetare dhe etnike të Irakut, me shpresë se do të bllokojnë përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për vendosjen e demokracisë në atë vend.

Zoti Ramsfeld përshëndeti irakianët, duke thënë se vullnetarët presin në radhë për t’u bashkuar me forcat policore e ushtarake, megjithë sulmet e shumta vdekjeprurëse kundër atyre forcave.

Gjatë ndalesës në Irlandë, zoti Ramsfeld u takua me disa ushtarë amerikanë që po shkonin në Irak. Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se do të shkonte për vizitë në Kuvajt dhe disa vende të tjera.

Ndërkohë, një klerik mysliman suni u vra të shtunën vonë nga persona të panjohur ndërkohë që po përgatitej të shkonte te xhamia e tij në Bagdad. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij.//kk//

XS
SM
MD
LG