Lidhje

Ndeshjet e fundjavës në basketboll - 2004-02-23


Megjithë humbjen e djeshme, skuadra Nju Jorkeze, Knicks mban vendin e gjashtë në klasifikimin e ekipeve të lindjes. Klevlandi arriti të sigurojë një avantazh prej 23 pikësh në minutat e para të pjesës së katërt të lojës së djeshme, duke mundur Nju Jorkun 92-86. Në klasifikimin e perëndimit kryeson Minesota dhe Sakramento, ndërkohë që Lakers të Los Angelosit mbajnë vendin e katërt pas fitores së djeshme. Një tjetër sukses për Kobe Bryant dhe skuadrën Lakers të Los Angelesit. Në ndeshjen e djeshme kundër skuadrës Suns të Phoenixit, Kobe ka shënuar 40 pikë, 16 nga të cilat vetëm në pjesën finale kur Lakers kanë arritur të mundin Phoenixin me rezultatin 104-92, humbja e tetë rradhazi për Suns. Dje ishte fitorja e 27-të për Lakers në 35 ndeshjet me skuadrën Suns. Gary Payton shënoi 20 pikë dhe Shaquille O'Neal 19 duke i dhuruar fitoren Lakers.

*** Në lojën më të gjatë të karrierës së tij, Yao Ming nuk ka treguar shenja lodhje. Yao shënoi rezultatin më të mirë të tij duke arritur 41 pikë dhe duke i dhuruar fitoren skuadrës Rockets të Hustonit 123-121 kundër Hawks të Atlantës. Ndeshja e djeshme shënoi fitoren e 6 nga 7 ndeshjet që ka zhvilluar Hustoni me Atlantën. Nga 21 gjuajtje, Yao realizoi 15 kosha dhe 16 bllokime topi në 50 minutat e tij në lojën me shtesë.

*** Po dje skuadra e Washingtonit, Wizards i zhgënjeu përsësi tifozët e saj me humbjen në fushën e vet. Skuadra Bucks e Milwaukeet mundi Washingtonin me rezultatin 113-85. Michael Redd, udhëhoqi fitoren për Bucks me 25 pikë, i ndjekur nga Desmond Mason dhe Keith Van Horn me nga 15 dhe 14 pikë secili.

*** Megjithëse Paul Pierce shënoi 34 pikë, Bostoi humbi përballë Seatellit. Mark Blount dhe Ricky Davis shënuan nga 12 pikë secili për Celtics të Bostonit. Ndeshja përfundoi 108-87 për Super Sonics të Siatellit. Rashad Lewis shënoi 28 pikë për Sonics kurse Ray Allen 20 pikë duke shenuar fitoren e Siatellit kundër Bostonit.

*** Juwan Howard i ka dhënë fitoren skuadrës Magic të Orlandos me trepikshin e tij, kur kishin ngeluar vetëm 3,5 sekonda lojë. Orlando fitoi përballë Detroitit dje me rezultatin 87-86. Skuadra Magics arriti të realizonte dificitin prej 13 pikëve dhe barazoi ndeshjen për herë të parë vetëm në minutat e fundit të lojës. Loja e djeshme ishte karakteristike sepse Orlando asnjëherë nuk ishte në avantazh, por momenti i duhur në fund të lojës dhe fati i Howard në realizimin e trepikshit e nxorën atë fituese. ***kh***

XS
SM
MD
LG