Lidhje

HAITI: Opozita nuk heq dorë nga kërkesa për dorëheqjen e presidentit - 2004-02-24


Udhëheqësit e opozitës në Haiti thonë se megjithëse kanë shtyrë marrjen e vendimit nëse të paranojnë apo jo një plan për ndarjen e pushtetit, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa që Presidenti Zhan-Bertrand Aristide të japë dorëheqjen.

Ata thanë në kryeqytetin Porto-Prenc se ranë dakord ta shtynin deri të martën marrjen e vendimit lidhur me planin e paqes të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, me kërkesën e sekkretarit amerikan të shtetit, Kolin Pauëll.

Udhëheqësit e opozitës ngulin këmbë që Presidenti Aristide të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij të tanishëm në shkurt të vitit 2006. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që hartuan planin e paqes kanë thënë se nuk do ta bëjnë largimin e zotit Aristide nga pushteti pjesë të marrëveshjes së paqes.

Ndërkohë, 50 anëtarë të një njësie antiterroriste të korpusit amerikan të marincave arritën të hënën në Porto-prenc. Ata u dërguan me kërkesën e ambasadotrit amerikan në Haiti për të mbrojtur ambasadën nga çdo sulm i mundshëm prej kryengritësve kundër kryqytetit haitian.

Pasi morën të dielen qytetin e dytë të vendit për nga madhësia, forcat kryengritëse kontrollojnë tani pjesëm më të madhe të zonave veriore të vendit. Ata kanë thënë se do ta marrin kryeqytetin me forcë në qoftë se zoti Aristide nuk jep dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG