Lidhje

Drejtori i CIA-s, George Tenet, thotë se al Qaida është dëmtuar seriozisht - 2004-02-24


Drejtori i agjencisë amerikane të zbulimit, George Tenet, tha se al Qaida është dëmtuar seriozisht por mbetet më e vendosur se kurrë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Zoti Tenet tha sot përpara komisionit të senatit për çështjet e zbulimit se forcat amerikane kanë kapur ose vrarë mjaft udhëheqës të al-Qaidës duke krijuar një hendek të madh në hierarkinë e grupit terrorist.

Por ai shtoi se nga intervistat me të arrestuarit e al-Qaidës del se kjo organizatë i konsideron sulmet kundër Shteteve të Bashkuara si një objektiv të rëndësishëm.

Ndërkohë një njoftim i botuar sot në gazetën New York Times thotë se hetuesve amerikanë u ishte dhënë emri dhe numri i telefonit të njërit prej rrëmbyesve të avionëve dy vjet para sulmeve të 11 shtatorit në New York dhe Washington. Gazeta thotë se me sa duket zyrtarët amerikanë nuk i ndoqën në mënyrë agresive këto informacione.//ii

XS
SM
MD
LG