Lidhje

Në Irak, koalicioni i udhëhequr nga SHBA eliminoi një regjim brutal dhe të rrezikshëm për botën - 2004-02-26


Në Irak, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara eliminoi një regjim brutal dhe të rrezikshëm për botën. Kjo luftë, tha sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, ka çuar gjithashtu drejt disa sukseseve të rëndësishme në fushën e mos përhapjes së armëve bërthamore.

“Ne tani mund të shohim se lufta në Irak dhe pasojat e saj ishin një faktor që kontribuoi në vendimin e udhëheqjes libiane për të hequr dorë nga praktika e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Unë mund ta parafytyroj kolonel Kadafin duke vendosur se ç’do të bënte, kur pa që lufta filloi të afrohej, dhe duke shqyrtuar situatën e tij.”

Kolonel Gadafi kishte investuar shuma të mëdha në përpjekjet për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë. Por çfarë po i siguronte udhëheqësi libian popullit të tij, pyet sekretari Powell.

“A po bënin ata një jetë më të mirë? A po tërhiqte vendi i tij investime? A po bënte ai tregëti me vendet e tjera? Jo. Ç’po përfitonte ai nga ky investim? Pasi e pa që bota nuk do të trëmbej nga armët e tij të shkatërrimit në masë, kolonel Gadafi vendosi të heqë dorë nga programi i armëve të shkatërrimit në masë.”

Sekretari i shtetit Powell tha se qeveria iraniane ka ndërmarrë hapa për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth programit të saj të armëve bërthamore, por ajo duhet të bëjë më shumë.

“Pas 18 vjet përpjekjesh për të mashtruar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe gjithë botën, Irani me ngadalë, madje me shumë ngadalë, po jep përgjigje rreth disa çështjeve të ngritura nga kjo agjenci dhe nga gjithë komuniteti ndërkombëtar për të siguruar që autoritetet iraniane nuk shkelin detyrimet e tyre.”

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveri si ajo e Sirisë, tha sekretari Powell, ta kuptojnë se programet e armëve të shkatërrimit në masë nuk do t’i bëjnë vendet e tyre më të sigurta, popujt e tyre më të begatë apo vetë ata që ta mbajnë pushtetin më të sigurtë.”

//ze//

XS
SM
MD
LG