Lidhje

Powell: Presidenti i Haitit Aristid duhet të shqyrtojë me kujdes në se mund të qëndrojë në postin e tij - 2004-02-27


Sekretari Powell tha të enjten se presidenti Aristid duhet të shqyrtojë mënyrat se si mund t’i shërbejë tani më së miri popullit haitian. Zoti Powell shprehu gjithashtu zhgënjim rreth udhëheqësit haitian, duke thënë se zyrtarët amerikanë nuk kanë parë ende atë lloj përparimi që kishin shptresuar gjatë presidencës së zotit Aristid.

Administrata e presidentit Bush gjatë gjithë krizës së Haitit ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se zoti Aristid duhet të jetë në gjendje të përfundojë mandatin e tij, i cili përfundon në fillim të vitit 2006. Por në një takim me gazetarët të enjten vonë, sekretari Powell mbajti një qëndrim tjetër, duke thënë se ai shpresonte që udhëheqësi haitian të shqyrtojë qëndrimin e tij me kujdes dhe të ndërmarrë hapin më të mirë për popullin haitian.

“Ai është president i zgjedhur në mënyrë demokratike. Megjithatë, ai ka pasur vështirësi gjatë presidencës së tij. Mendoj se, siç kanë komentuar shumë njerëz, në se zoti Aristide është në gjendje të udhëheqë në mënyrë të efektshme është diçka që ai duhet ta shqyrtojë. Shpresoj që ai ta shqyrtojë një gjë të tillë me nkujdes, duke pasur parasysh interesat e popullit haitian.”

I ndeshur me pyetjen e një gazetari në se ai po i kërkonte zotit Aristide të hepte dorëheqjen, zoti Powell tha se deklarata e tij ishte mjaft e qartë, siç u shpreh ai. Ai shtoi se populli haitian po përjeton një periudhë të vështirë dhe se zoti Aristide duhet të shqyrtojë mënyrat se si mund të shërbejë tani më së miri.

Por vetë presidenti Aristid, në një intervistë me rrjetin televiziv CNN, tha përsëri se nuk do të japë dorëheqjen. Deri të enjten, Shtetet e Bashkuara nuk kishin bërë asnjë koment rreth dorëheqjes së udhëheqësit të zgjedhur haitian.

//ze//

XS
SM
MD
LG