Lidhje

Bill Gates kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë - 2004-02-27


Për të 10 vjet rresht, themeluesi dhe kryetari i firmës Mikrosoft, Bill Gates, vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë. Sipas listës së përvitshme të miliarderëve, që shpall revista ekonomike "Forbes", Bill Gates është në krye me 46 miliardë dollarë.

Në vend të dytë është investuesi amerikan Warren Buffet me rreth 43 miliardë. Krahasuar me një vit më parë, pasuria e zotit Buffet është shtuar me 30 miliardë dollarë.

Në vend të tretë renditet pronari i gjerman i supermarketeve Karl Albrecht me 23 miliardë dollarë.

Princi suadit Alwaleed Talal është i katërti me 21 miliardë dollarë. Sipas revistët Forbes në gjithë botën ka 587 miliarderë, nga 476 që kishte një vit më parë. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri prej 2 trilionë dollarësh.

Listës këtë vit iu shtuan edhe 64 emra të rinj miliarderësh, mes tyre autorja e librave Harry Potter, J-K Rowling dhe krijuesit e firmës kërkuese në internet Google.// lk //

XS
SM
MD
LG