Lidhje

Sekretari Rumsfeld mbi të burgosurit në Gjirin Guantanamo - 2004-02-28


Një ish i burgosur i burgut amerikan në Guantanamo të Kubës është liruar. 15 vjeqari Muhamed Ismail Agha i cili dikur kishte lutuar për Talebanët në Pakistan u lirua dhe tani gjendet i lirë në vendlindjen e tij në Pakistan.

Duke përshkruar kohën gjatë burgimit të tij në Guantanamo, ai thotë se amerikanët i kishin mundësuar të kalonte një kohë të mirë. Ata thotë ai duke aluduar për kujdestarët amerikanë të burgur, ishin shumë të mirë ndaj meje dhe me mësuan të flasë anglisht.

Më shumë se 600 të burgosur të tjerë vazhdojnë të mbahen në këtë burg. 25 përqind të tyre janë nga Arabia Saudite dhe shumë të tjerë janë nga Pakistani dhe Afganistani. Të burgosurit nuk janë vetëm luftetarë të thjeshtë si Muhamed Agha.

Në mes të tyre ka edhe anëtarë me përgjegjësi të Al Kaidës, ka thënë sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld.Disa nga ta vazhdon ai, kanë pasur lidhje me sulme të mundshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe të tjerë të cilët vazhdojnë të shprehin urrejtjen e tyre kundër ameikanëve dhe dëshirën e tyre për të vrarë nëse do të liroheshin. ”Shumë thjeshtë arsyea e burgosjes së tyre është sepse ata janë të rrezikshëm. Nëse nuk do të burgoseshin, ata do të vazhdonin të vrasin njerëz të pafajshëm.”

Të burgosurit e burgut Guantanamo kanë hedhur dritë në mënyrën e operimit të organizatës Al Kaida. Ata kanë dhënë shumë informata për kontot bankare të kësaj organizate, kompanive të udhëhequra nga ta, armatimin dhe taktikat. Por Shtetet e Bashkuara thotë zoti Rumsfeld, nuk ka asnjë dëshirë të mbajë luftëarët kundërshtarë më shumë seq është e nevojshme.

” Derisa sa zyrtarët vazhdojnë të verifikojnë të burgosurit, ata do të marrin vendime bazuar në informatat më të mira që mund të marrin. Disa nga këta të burgosur do të gjykohen në gjykata ushtarake për krime që kanë bërë, siq është praktikë në këto raste. Disa nga ta do të kthehen në vendet e tyre nëse ato vende do të marrin përgjegjësinë për ta."

Të burgosurit si Muhamed Aga, të cilët nuk paraqesin më ndonjë rrezik do të lirohen. ///IB

XS
SM
MD
LG