Lidhje

Irak: Vazhdojnë përpjekjet për marrëveshje përfundimtare për Kushtetutën - 2004-02-28


Këshilli Qeverisës irakian vazhdon përpjekjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për një kushtetë të përkohshme.

Një zëdhënës i këshillit i tha Zërit të Amerikës se negociatorët janë shumë pranë marrëveshjes. Mirëpo, ceremonia e nënshkrimit nuk do të mbahet të paktën deri të merkurën, pas së kremtes myslimane shiite Ashura.

Anëtarët e këshillit mbajtën një seancë maratonë deri të dielën në mëngjes në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për çështje të rëndësishme, mes së cilave roli i Ilsamizmit në kuadrin ligjor të vendit, përfaqësimi i grave dhe shkalla e autonomisë për kurdët.

Parashikohet që kushtetuta e përkohshme të hyjë në fuqi më 30 qershor, kur Shtetet e Bashkuara kanë në plan ta kalojnë pushtetin në duart e irakianëve. Dokumenti do të shërbejë si kornizë ligjore derisa të miratohet kushtetuta e përhershme.

Ndërkohë, gueriljet irakiane vranë të dielën një ushtar estonez në Bagdad. Njoftohet se ushtari ishte estonezi i parë që vritet gjatë shërbimit në kuadër të koalicionit në Irak.//kk//

XS
SM
MD
LG