Lidhje

Afganistani dhe problemi me narkotikët - 2004-02-29


Në 29 muajt e shkuar, shumë nga terroristët e Al Kaidës ose janë zënë ose janë vrarë, përfshirë këtu edhe dy të tretën e udhëheqësve të lartë të kësaj organizate. Gjithashtu, regjimi famëkeq i talebanëve nuk ekziston më. Siq i tha një bujk i Afganistanit një gazetari të Uashington Postit, Talebanët ma morrën djalin tim dhe e zhdukën. Si mund të dëshiroj që një regjim i tillë të kthehet prapë.

Ushtria e re afgane po e shton sigurinë në vend çdo ditë e më shumë. Presidenti Bush ka thënë se Afganistani ndryshon shumë nga koha e Regjimit Taleban.”Afganistani ka një kushtetutë të re, zgjedhje të lira të garantuara dhe pjesëmarrje të plotë të gruas. Po hapen biznese të reja, po hapen qendra të reja shëndetësore dhe fëmijët afganë janë kthyer në shkolla.”

Por probleme ka akoma. Ndër to është fakti se prodhimi i opiumit është në rritje. 75 përqind e heroinës në botë vjen nga opiumi i prodhuar në Afganistan dhe prodhimi i kësaj bime në këtë vend thuajse është bërë zakon. Siç tha Ibrahimi, një bujk nga Naw Zadi, kultivimi i opiumit ishte punë e baballarëve dhe gjyshërve tanë dhe kjo është mënyra se si ne i ushqejmë fëmijët tanë.

Robert Charles, zyrtari i lartë kundër narkotikëve në Departamentin e Shtetit, thotë se qeveria afgane ka shumë pak aftësi për të luftuar këtë fenomen.Për ta përballuar këtë sfidë, Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Britaninë, Gjermaninë, Italinë dhe vende të tjera për të mbështetur një fushatë të udhëhequr nga qeveria afgane, duke mundësuar mënyra të tjera jetese si dhe duke mbështetur një program afgan kundër kultivimit të opiumit.

Koalicioni do të stërvisë gjithashtu një personel afgan për ruajtjen e rendit prej 50 mijë vetësh për të luftuar tregtinë e drogës. “Ne mendojmë se ky program, tha Robert Charles, do t’i krijojë Afganistanit për herë të parë mundësinë që të zbatojë ligjin në mbarë vendin, kusht ky i rëndësishëm për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe legjitim.”//IB

XS
SM
MD
LG