Lidhje

Këshilli Qeverisës i Irakut ka arritur një marrëveshje mbi një kushtetutë të përkohshme - 2004-03-01


Zyrtarët irakianë thonë se Këshilli Qeverisës i Irakut ka arritur një marrëveshje mbi një kushtetutë të përkohshme.

Zëdhënësi i njërit prej anëtarëve të Këshillit thotë se është arritur marrëveshje për secilin prej neneve të dokumentit, që do të shërbejë si korniza ligjore e Irakut deri në miratimin e një kushtetute të përhershme.

Zëdhënësi tha se në projekt-kushtetutë, islamizmi cilësohet si një burim ligji në Irak dhe theksohet se nuk do të miratohet asnjë ligj që bie në kundërshtim me parimet e fesë.

Kushtetuta e përkohshme e Irakut pritet të nënshkruhet gjatë një ceremonie të mërkurën, pasi të përfundojë festa fetare e myslimanëve shiit, Ashura.

Kushtetuta do të hyjë në fuqi më 30 qershor, kur Shtetet e Bashkuara kanë në plan t’ia kalojnë pushtetin irakianëve.

Anëtarët e Këshillit Qeverisës të emëruar nga Shtetet e Bashkuara zhvilluan sesione takimesh për ditë me radhë në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi një numër çështjesh. Ndër to përfshihen roli i fesë islame në sistemin ligjor të Irakut, përfaqësimi i grave dhe niveli i autonomisë për kurdët.

//ze//

XS
SM
MD
LG