Lidhje

Filluan bisedimet Beograd-Prishtinë - 2004-03-04


Grupet e punës për çështjet e energjitikës, filluan sot bisedimet në Prishtinë, nën drejtimin e përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Jolly Dickson.

Delegacioni i Prishtinës përbëhej nga Ali Hamiti, drejtor operativ i KEK-ut, Piet Failing, drejtor i përgjithshëm i KEK-ut, Charles Broën, Pranvera Dobruna dhe Oliver Ivanoviç ndërsa delegacioni i Beogradit nga zyrtarja për energjetikë e Qeverisë së Serbisë, Liliana Haxhibabiç dhe anëtarët Dragan Zllatanoviç, Midrag Maroviç, Dragan Rudoviç dhe Vlldimir Jankoviç. Bisedimet e sotme u konsideruan të mira nga drejtuesi Jolly Dickson, i cili tha se rendi i ditës kishte qenë i kufizuar.

Zoti Dickson tha se niveli i përfaqësimit të delegacioneve në takim ishte ai që kishte pritur. "Ky është niveli që kisha pritur dhe ky është niveli që doja. Ky është një grup pune për të diskutuar bashkëpunimin për cështje teknike që janë shqetësim dhe interes i përbashkët. Nuk duhet të presim që të shkojë në nivelin politik. Ky është një grup teknik dhe do të vazhdojë të jetë kështu", tha zoti Dickson.

Atmosfera në bisedime për takimin e parë ishte shumë e mirë. Duhet ta lëmë të rritet dinamikën e grupit, por jam optimist për atë që kam parë sot". Zoti Dikson tha se është diskutuar për rendin e ditës në të ardhmen dhe metodat e punës. Takimi tjetër pritet të mbahet nga data 1 e muajit prill dhe për këtë takim do të ketë një program të bazuar në takimin e sotëm.

Zoti Dicskon tha se ishte shumë i kënaqur me fillimin e procesit dhe se takimi i parë duhet të formojë bazën për një punë të mirë në të ardhmen. Pas takimit të sotëm, sipas zotit Dicskon, ka përparësi për të cilat duhet të diskutohet, dhe në kohën midis dy takimeve, delegacionet do të bisedojnë për ato që janë përcaktuar si përparësi në takimin e sotëm.

Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës nuk komentoi nëse në takimin tjetër të 1 prillit, do të arrihet apo jo ndonjë marrëveshje konkrete dhe shtoi se ende nuk është vendosur programi i bisedimeve për takimin tjetër. Zoti Dickson tha se ka mundësi që takimi tjetër të mbahet në Beograd.

XS
SM
MD
LG