Lidhje

Irak: Këshilli Qeverisës pritet të nënshkruajë sot në ligj kushtetutën e përkohshme - 2004-03-05


Këshilli Qeverisës i Irakut pritet të nënshkruajë sot në ligj kushtetutën e përkohshme të vendit.

Nënshkrimi u shty si pasojë e sulmeve të së martës në Bagdad dhe Keebala, në mënyrë që irakianët të mbanin 3 ditë zi kombëtare për viktimat.

Kushtetuta e përkohshme, e miratuar pas një debati të gjatë, përmban një bill të të drejtave dhe strukturën e një Asambleje Kombëtare Kalimtare, së cilës do t’i ngarkohet detyra e hartimit të kushtetutës së re dhe të ligjit elektoral për zgjedhjet mbi një qeveri të përhershme, që do të mbaheshin vitin e ardhshëm.

Ndërkohë në Irak vazhdojnë aktet e dhunës. Policia irakiane njoftoi se 3 persona u vranë dje nga një sulm me raketa në afërsi të një centrali telefonik në Bagdad. Të mërkurën një raketë qëlloi një tjetër central telefonik në Bagdat duke ndërprerë linjën ndërkombëtare që ishte rivendosur kohët e fundit në kryeqytetin irakian.

Incidentet kanë shtuar shqetësimet se guerriljet po i intensifikojnë sulmet e tyre kundër infrastrukturës së Irakut e cila po rindërtohet me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkura.

//ze//

XS
SM
MD
LG