Lidhje

Drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Horst Koehler, dha dorëheqjen - 2004-03-05


Drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Horst Koehler, dha dorëheqjen nga posti i tij në mënyrë që të vëjë kandidaturën për postin e presidentit të ardhëshëm të Gjermanisë. Opozita e qëndrës së djathtë në Gjermani emëroi zotin Koehler në këtë post më shumë ceremonial.

Gjatë një konference shtypi këtu në Washington, zoti Koehler tha se e ka për nder që i kërkohet të vërë kandidaturën për president dhe shtoi se mund ta përdorë përvojën e tij ndërkombëtare për të ndihmuar Gjermaninë.

Zoti Koehler ka qënë drejtues i FMN-së që nga viti 2000. Më parë ai ndihmoi negociatat për ribashkimin e Gjermanisë si dhe shkroi traktatin për ta bërë Euron monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian.

//ze//

XS
SM
MD
LG