Lidhje

Parlamenti rus miraton Mihail Fradkov në postin e kryeministrit - 2004-03-05


Parlamenti i Rusisë miratoi me shumicë dërrmuese votash emërimin e Mihail Fradkovit, në postin e kryeministrit, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Dhoma e ulët e Parlamentit rus, Duma votoi me 352 vota pro dhe 58 kundër në favor të zotit Fradkov. 24 ligjvënës abstenuan.

Zoti Fradkov u zotua se do të luftojë korrupsionin dhe do të zbatojë reforma në sistemin e taksave. Ai tha gjithashtu se do të ketë vetëm një zëvendës-kryeministër dhe jo gjashtë, sa kishte paraardhësi i tij Mikhail Kasyanov.

Presidenti Putin e emëroi zotin Fradkov të hënën, gjashtë ditë pasi shkarkoi nga detyra kryeministrin Kasyanov dhe gjithë kabinetin e tij. Ndërkohë, një nga kandidatët për president, Ivan Ribkin, i cilësoi zgjedhjet si farsë dhe tha se po tërhiqej nga gara.// lk //

XS
SM
MD
LG