Lidhje

Konkurs për qytetin ku do të jetojnë të moshuarit e së ardhmes - 2004-03-06


- Nëse do të prezantoheshit me këtë gazetare, si do ta paraqisnit veten, i pyet mësuesi nxënësit.

- Dr. Danielle Nelson;

- Dr. Shawanne Bender;

- Dr. Zatunia Heard;

-Dhe çfarë keni bërë?

- Kemi Ndërtuar qytetin Plassien.

Plassieni nuk është qytet i vërtetë. Ai është një model plastik. Megjithatë nxënësit e kësaj shokolle tetëvjeçare, të cilët e kanë menduar, skicuar dhe ndërtuar këtë qytet të së ardhmes, janë me të drejtë krenarë.

- Qyteti ynë është më i miri në botë. Kemi qendra mjekësore, e kërkimore. Kemi qendra tregëtare, zona industriale, shkolla, vende kulti dhe zona banimi. Kemi palestra e qendra sportive ku të moshuarit mund të sigurojnë shëndet më të mirë.

- Qyteti është ndërtuar me lëndë plastike e materiale të tjera. Lëndën plastike e kemi përdorur si burimin tonë kryesor, pasi është shumë e hollë dhe e lehtë.

- Ne shpresojmë që nga viti 3028 lëdët plastike t’u zgjasin jetën dhe t’u rrisin nivelin e jetesës së banorëve të qytetit tonë.

Mësuesi i lëndës së shkencës, Lucius Stephenson, ka sponsorizuar ekipin e shkollës në konkursin e sivjetëm Qyteti i së Ardhmes. Tema e sivjetme e konkursit ishte si mund të përdoren lëndët plastike për të ngritur standartet e jetesës së të moshuarve në të ardhmen. Konkursi i përvitshëm është sponsorizuar nga një organizatë inxhinierësh, e cila i është kushtuar rritjes së interesit dhe të vlerësimit për inxhinierinë dhe teknologjinë. Zoti Stephenson thotë se angazhimi pesëvjeçar i shkollës në këtë konkurs ka qenë një përvojë e mirë për të gjithë.”Vitin e parë morëm pjesë në këtë program dhe nuk u paraqitëm mirë. Vitin e dytë përfshimë në këtë projekt edhe prindër, mësues e inxhinierë të tjerë që të vinin në shkollë e të punonin me nxënësit”.

Një prej atyre që ndihmuan nxënësit, është inxhinieri dhe arkitekti nga Nigeria, Tolulope Ondulami. //az//

XS
SM
MD
LG