Lidhje

14 të vrarë në kampet e refugjatëve palestinezë - 2004-03-07


Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 14 vetë u vranë dhe dhjetra u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit në dy kampe refugjatësh në Rripin e Gazës.

Mes viktimave ka të paktën 3 fëmijë dhe 9 anëtarë të njohur të grupeve ekstremiste palestineze.

Izraeli thotë se ekstremistët ishin anëtarë të grupit Hamas, një organizatë që ka kryer sulme të shumta vetë-vrasëse kundër Izraelit.

Dëshmitarët thonë se dhjetra tanke izraelite dhe mjete të tjera të blinduara hynë në dy kampet e refugjatëve në orët e para të mëngjesit, të mbështetur nga helikopterë Apaçi. Në kampe shpërthyen përleshje të ashpra, ndërsa ushtarët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi.

Operacioni izraelit filloi një ditë, pas një sulmi të dështuar të ekstremistëve palestinezë ndaj një pikë-kalimi kufitar që kontrollohet nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Në sulmin e të shtunës, humbën jetën 6 palestinezë. Nga forcat izraelite nuk pati ndonjë viktimë. Përgjegjësinë e morrën tre grupe palestineze, Hamasi, Xhihadi Islamik dhe Brigadat e Martirëve Al Aksa.

XS
SM
MD
LG