Lidhje

Ilaç i ri kundër Hemofilisë; ilaçet statine dhe sëmundjet e zemrës; aparat i ri me ultratinguj - 2004-03-09


Hemofilia është një sëmundje gjaku. Për ata që vuajnë prej saj, edhe një prerje apo gërvishje e lehtë në lëkurë kthehet në hemoragji. Për këtë sëmundje deri tani nuk ka patur ndonjë ilaç. Hemofilia është një sumundje nga e cila preken miliona vetë. Njerëzit me këtë sëmundje kanë mungesa të proteinave bazë që nevojiten për mpiksjen e gjakut dhe ndaljen e hemoragjive gjatë plagosjeve ose prerjeve të lëkurës. Përveç dhimbjeve të forta, Hemofilia mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk trajtohet si duhet. Dhimbjet janë të tmerrëshme thotë pacienti Paul Gilmer. Mjekët thonë se kundër hemofilisë sapo është miratuar një ilaç i ri i quajtur NovoSeven. Ky ilaç u ofron pacientëve shpresë për një jetë normale. Pacienti Gilmer thotë se më parë nuk ka patur asnjë ilaç për trajtimin e hemofilisë, por në sajë të NovoSeven, ai tani është ndjehet më mirë.

Ilaçet statine kundër kolesterinës

Studimet e fundit në fushën e sëmundjeve kardiovaskulare tregojnë për herë të parë se një lloj i veçantë ilaçi Statin kundër kolesterinës mund të përdoret edhe kundër sëmundjeve të zemrës. Miliona amerikanë si marrin ilaçe statin për të ulur nivelin e kolesterinës. Mjeku kardiolog Steven Nissen pranë klinikës së Klevelandit dhe kolegët e tij kanë zbuluar një tjetër vlerë nga marrja e ilaçeve të këtij lloji, gjë që mund të ndikojë në mënyrën e trajtimit të sëmundjeve të zemrës në të ardhmen. Mjeku Nissen thotë se tek pacientët e sëmurë nga zemra që u trajtuan më intensivisht me ilaçin atorvastatin, i njohur ndryshe edhe me emrin Lipitor, u vu re se përparimi apo keqësimi i sëmundjes u ndal, ndërsa tek pacientët që u trajtuan me një dozë më të lehtë me pravastatin, i njohur edhe si Provachol për uljen e nivelit të kolesterinës, nuk u vu re ndonjë ngadalësim i përparimit të sëmundjeve koronare. Ilaçet statin janë krahasuar më parë, me ilaçe të grupeve të tjera. Këtë herë mjekët i krahasuan ilaçet e llojit statin me njëri tjetrin, pra Atorvastatinin ose siç njihet në farmaci me emrin Lipitor me Pravastatinin ose Provacholin. Rezultatet apo ndryshimet mund të vihen re nëpërmejt këtyre imazheve me ultratinguj. Përparimi i sëmundjes tek pacientët e trajtuar me Atorvastatin aktualisht ndaloi dhe në disa raste pllakëzat e kolesterinës në artere u pakësuan. Kjo është e dhëna më e qartë deri tani se ilaçet statin mund të largojnë pllakëzat e kolesterinës nga arteret e zemrës, thotë doktor Nissen. Studimi nxorri gjithashtu në dukje se deri në çfarë niveli kolesterina duhet të jetë e ulët. Më parë, mjekët janë përpjekur që niveli i kolesterinës së keqe të jetë nën 100. Por gjatë studimit u vu re se kur ky nivel ra në 79, vetëm atëherë shtimi i pllakëzave të kolesterinës në artere u ndërpre. Pacienti David Jerer shprehet plot shpresë se do të jetë në gjendje të përfitojë nga një zbulim i tillë. Edhe doktor Nissen parashikon që shumë mjekë të tjerë tashmë do t’u japin pacientëve të tyre një dozë më të lartë statini. Pacientëve të trajtuar intensivisht iu dha 80 miligram atorvastatin. Ndërsa ata që u trajtuan me një dozë më të lehtë morrën 40 miligram pravastatin.

Aparat i ri me ultratinguj

Shkencëtarët në shtetin Uashington kanë zhvilluar një metodë të re me ultratinguj për vëzhgimin e foshnjeve shumë muaj para lindjes. Kay Staggs pret të lindë djalë pas dy muasjh. Analiza me aparat me ultratinguj që mjekët përdorin tani për të, është krejt ndryshe nga ajo që mjekët përdorën tre vjet më parë, kur Kay lindi fëmijën e parë. Ndryshimi është tepër i madh. Ka shumë ndryshim në qartësinë e imazheve, është e jashtëzakonëshme, thotë Kay. Ato tregojnë me hollësi çdo organ të trupit. Zemra e fetusit është 5 herë më e vogël sesa zemra e një të rrituri dhe këtu ju mund të shikoni,valvulat dhe dhomat e zemrës, si dhe rrahjet aktuale të saj. Paisja e re me ultratinguj e prodhuar nga firma mjekësore Filips, tregon pamje tri dimensionale të çdo pjese të trupit të foshnjes që nga duart e këmbët e deri tek organet e brendëshme. Çka do të thotë se tani mjekët mund t’i zbulojnë difektet më herët, në sajë të imazheve tepër të qarta. Aparati i ri del në treg për spitalet dhe qëndrat mjekësore pas disa javësh./al/

XS
SM
MD
LG