Lidhje

Dënim me vdekje për snajperin e zonës së Uashingtonit - 2004-03-09


Një gjykatës dha dënimin me vdekje për John Allen Muhammed, një nga dy personat e shpallur fajtorë për rolin e tyre në vrasjet me snajper në vitin 2002 në zonën e Uashingtonit.

Shpallja fajtor dhe dënimi i tij u bënë për vrasjen e zotit Dean Myers, një njeri që po mbushte makinën me benzinë në Manasas të shtetit Virginia. Mohammad dhe bashkëpunëtori i tij, Lee Boyd Malvo, akuzohen për vrasjen e gjithsej 10 vetëve gjatë incidenteve me snajper në tetor 2002.

Malvo u shpall fajtor për vrasjen e zonjës Linda Franklin dhe dënimi për të pritet të shpallet nesër. Nuk është e qartë nëse dy personat do të dalin në gjyq edhe për vrasjen e personave të tjerë në shtete të tjerë.// lk //

XS
SM
MD
LG