Lidhje

Tenet: informacioni i zbulimit rreth Irakut nuk është shtrembëruar - 2004-03-10


Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, George Tenet, u përball përsëri me pyetje të vështira nga një komisionin i Senatit në lidhje me informacionin e zbulimit rreth Irakut të paraluftës.

Zoti Tenet u pyet nga anëtarë të komisionit të Senatit për Forat e Aramatosura në lidhje me sigurinë kombëtare dhe informacionin e Cias për armët e shkatërrimit në masë në Irak.

Senatori demokrat, Eduard Kenedi i shtetit Maseçusets pyeti nëse zoti Tenet i kishte bërë sfidë Presidentit Bush lidhur me deklaratat që ai bëri para luftës në lidhje me kërcënimin urgjent që Iraku paraqiste për Shtetet e Bashkuara. Drejtori i Cias tha se puna e tij është të sigurojë informacion për hartuesit e politikës, të cilët më pas vlerësojnë rrezikun dhe marrin vendime. Pyetjes nëse mendonte që hartuesit e politikës i kishin shtrembëruar faktet për të justifikuar luftën në Irak, zoti Tenet iu përgjigj me një jo të prerë.

Administrata e Presidentit Bush është kritikuar se deri tani nuk ka arritur të gjejë në Irak armë të shkatrërrimit në masë, një nga arsyet kryesore për të ndërhyrë ushtarakisht në atë vend. Komisione të veçanta të të dyja dhomave të Kongresit amerikan po shqyrtojnë informacionin e zbulimit të paraluftës.

Zoti Tenet i tha komisionit se sulmet kundër trupave të koalicionit në Irak nga elementë kryengritës që kërkojnë të bllokojnë kalimin e pushtetit në duaret e irakianëve, vazhdojnë të intensifikohen.

XS
SM
MD
LG