Lidhje

Katër britanikët e liruar nga baza Guantanamo do të merren në pyetje nga policia - 2004-03-10


Katër britanikë që u kthyen në atdhe pas lirimit nga baza detare amerikane në Guantanamo të Kubës do të merren sot në pyetje nga policia britanike.

Me të arritur, ata u arrestuan nga policia në bazë të ligjit britanik kundër terrorizmit.

Prokurorët do të vendosin nëse kanë prova të mjaftueshshme për t’i gjykuar ata nën akuzat për terrorizëm. Një britanik i pestë që u lirua dje nga baza e Guantanamos, u mor në pyetje nga autoritetet britanike dhe më pas u lirua.

Rreth 650 të burgosur mbahen aktualisht në Guantanamo si ”luftëtarë armiq” të dyshuar për lidhje me al-Kaidën ose lëvizjen Taleban.//ii

XS
SM
MD
LG