Lidhje

Shqipëri: Vdes në aksident rrugor i biri i Presidentit Moisiu - 2004-03-10


I biri i Presidentit Alfred Moisiu humbi jetën në një aksident rrugor në segmentin Gjirokastër-Tepelenë në jug të vendit.

Trupi i Admir Moisiut, 32 vjeç u gjet në ujrat e lumit Drino. Forcat policore dhe ushtrake i ndërprenë në orët e mbrëmjes operacionet e kërkimit për gjetjen edhe të një personi tjetër dhe do t’i vazhdojnë nesër në mëngjes.

Zyrtarët thonë se Admir Moisiu ishte nisur për në Gjirokastër kur automjeti i tij doli nga rruga dhe ra në lumin Drino. Aksidenti ndodhi në qarkun e Tepelenës.

Djali i Presidentit Moisiu punonte në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ishte me shërbim në kohën e aksidentit.//kk//

XS
SM
MD
LG