Lidhje

Kosovë: Përfaqësuesit e Pesëshes diskutojnë për standardet me shefin e UNMIK-ut - 2004-03-10


Përfaqësuesit e Grupit të pesë vendeve më me ndikim në Kosovë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, u takuan të mërkurën në Prishtinë me kryeadministratorin Harri Hollkeri, për të biseduar për procesin e zbatimit të standarteve që duhet të plotësojë Kosova para se të diskutohet statusi përfundimtar i saj, dialogun Prishtinë-Beograd dhe procesin e privatizimit.

“Unë besoj se fillimi i dialogut është një arritje shumë e rëndësishme për të cilën gjithkush duhet të vlerësohet. Wshtë vërtetë një gjë shumë e mirë dhe shpresojmë se do të vazhdojë me sukses”, tha zonja Ris.

Dialogu Prishtinë-Beograd është një nga standartet që duhet të plotësojë Kosova. Këto standarte dhe plotësimi i tyre do të jenë temë e bisedimeve

Ndërkohë, po të mërkurën mbërriti në Prishtinë, Zhan Mari Geno, zëvëndësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan për operacionet paqeruajtëse, i cili do të bisedojë me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë për çështjen e standarteve dhe zhvillime të tjera në Kosovë.

Zoti Geno, i cili do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë, është takuar të mërkurën me kryekomandantin e paqeruajtësve Holger Kamerhof. Ndërkohë, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi vendosjen e mjeteve shpërthyese këto ditë në Prishtinë, nga të cilat dy shpërthime, që shkaktuan dëme materiale, por jo viktima në njerëz.

Edhe të martën në mbrëmje pati një shpërthim tjetër në Prishtinë dhe po kështu, u çmontua një tjetër paisje shpërthyese në qendër të kryeqytetit të Kosovës. Presidenti Rugova kërkoi nga policia ndërkombëtare, Shërbimi policor i Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë që të jenë në veprim të vazhdueshëm për hetimin e ketyre rasteve dhe për forcimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zoti Rugova kërkoi që të ketë një kontroll më të fortë të kufijve të Kosovës, sepse siç është shprehur ai në një deklaratë me shkrim, për media, “shërbimet sekrete të infiltruara në Kosovë nga disa vende fqinje punojnë për destabilizimin e Kosovës”.

Presidenti Rugova kërkoi gjithashtu që qytetarët të jenë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit. Zoti Rugova tha gjithashtu se këto veprime kriminale synojnë të destabilizojnë gjendjen në Kosovë në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Administrata ndërkombëtare në Kosovë ka bërë të ditur se ka shtuar masat e sigurisë, pas një incidenti të fundjavës së kaluar, kur një paisje shpërthyese u gjet e vendosur pranë selisë së misionit të OKB-së në Kosovë.//kk//

XS
SM
MD
LG