Lidhje

Irak: vriten një ushtar amerikan dhe dy gra irakiane - 2004-03-11


Një ushtar amerikan dhe dy gra irakiane u vranë gjatë sulmeve të veçanta në Irak.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ushtari vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një shpërthim mbrëmë në qytetin Bakuba.

Dy ushtarë të tjerë u plagosën. Në qytetin jugor të Basrës, një zëdhënës ushtarak britanik tha se dy gra irakiane që punonin për një firmë kontraktuese u vranë dje me armë zjarri kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre me taksi.

Ndërkohë, autoritetet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thonë se FBI-ja do të kryejë hetime rreth vrasjes të martën të dy civilëve amerikanë dhe të përkthyesit të tyre irakian në një rrugë në jug të Bagdatit.//ii

XS
SM
MD
LG