Lidhje

UNMIK-u dënon ashpër sulmin me granatë ndaj rezidencës së presidentit të Kosovës - 2004-03-12


Persona të paidentifikuar hodhën të premten një granatë në rezidencën e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili në atë kohë ndodhej aty me familjen e tij.

Nga ky sulm nuk ka patur të plagosur por vetëm dëme materiale. Incidenti është dënuar nga presidenca e Kosovës dhe nga kryeminsitri Bajram Rexhepi. Edhe administrata ndërkombëtare në Kosovë e dënoi ashpër sulmin me granatë ndaj rezidencës së presidentit të Kosovës.

Zëvëndësi i kryeadministratorit të Kosovës, Harri Holkeri, Çarls Brajshou, i cili u takua sot me zotin Rugova, tha se ky ishte një sulm prej frikacakësh. Zoti Brajshou e informoi presidentin Rugova në lidhje me hetimet e policisë për këtë incident dhe diskutoi me të mbi procedurat për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Kosovës.

"UNMIK-u e merr këtë sulm shumë seriozisht dhe do ta hetojë hollësisht atë dhe veprime të tjera ekstremiste që minojnë sigurinë për popullin e Kosovës", i tha Zërit të Amerikës zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë, Izabela Karlovic.

Zonja Karlovic konfirmoi gjithashtu se kryeadministratori Harri Holkeri i ka telefonuar sot zotit Rugova, pak pas sulmit.//ii

XS
SM
MD
LG